Prokuroria kërkon paraburgim për doganierët e arrestuar – seanca dëgjimore po mbahet taniSinjali

Gazeta Sinjali mëson ekskluzivisht se Prokuroria Themelore ka dorëzuar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj doganierëve të arrestuar nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe veprime korruptive.

Burime të besueshme të Sinjalit bëjnë me dije se seanca dëgjimore është duke u mbajtur aktualisht në Gjykatën Themelore në Prishtinë dhe pritet që brenda pak orëve të vendoset mbi kërkesën e Prokurorisë.

Gazeta Sinjali pati raportuar se të ndaluarit janë: Kujtim Fetoshi, 65-vjeçar, Abdullah Zeki Zerenler, 54-vjeçar, shtetas i Turqisë dhe djali i tij Atakan, 23-vjeçar.

Kujtojmë se arrestimet u bënë pas një aksioni të koordinuar mes Drejtësisë dhe Doganës së Kosovës, me dyshimin se zyrtarët doganorë kanë qenë të përfshirë në marrje ryshfeti dhe shmangie të detyrimeve doganore në pika të ndryshme kufitare.

Sinjali është në vendngjarje dhe do të sjellë detaje të reja menjëherë pas përfundimit të seancës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

Latest news
Related news