Prokuroria Speciale dorëzon aktakuzë për dëbimin e popullsisë civile gjatë luftës në Kosovë

Prokuroria Speciale ka njoftuar se sot do të dorëzojë aktakuzë lidhur me dëbimin e popullsisë civile nga territori i Republikës së Kosovës gjatë luftës së fundit.

Për këtë rast, Prokuroria do të mbajë një konferencë për media për t’i dhënë detaje publikut.

“Ju ftojmë të merrni pjesë në një konferencë për media, e cila do të mbahet me qëllim njoftimin publik mbi dorëzimin e aktakuzës për dëbimin e popullsisë civile nga territori i Republikës së Kosovës, gjatë periudhës së luftës së fundit. Konferenca do të mbahet më 15.08.23, në ora 11:00. Vendi: Objekti i Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Salla e Konferencave”, thuhet në njoftimin zyrtar.

The post Prokuroria Speciale dorëzon aktakuzë për dëbimin e popullsisë civile gjatë luftës në Kosovë appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news