Pronari i qenit pitbull që kafshoi një fëmijë 4-vjeçar në Vlorë, ka përfunduar në Polici.
Siç raportojnë mediat shqiptare, pronari është identifikuar dhe bëhet fjalë për një burrë të moshës 87-vjeçare.
Sipas policisë, pronari është proceduar penalisht në gjendje të lirë.
I pyetur për rastin, i moshuari thotë se pitbullin e mbante të lidhur në banesë, por ky i fundit ka këputur zinxhirin dhe ka dalë jashtë saj, duke shkaktuar rastin e rëndë. /Klankosova.tv
Pitbulli kafshon në kokë një 4-vjeçare në Vlorë, dërgohet me urgjencë në spital



