Protesta e opozitës, Balla: Përdorimi i flamurit për molotovë, “vulë turpi”

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar lidhur me zhvillimet gjatë protestës së opozitës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla ka dënuar atë që ai e cilëson si përdorim të papranueshëm të simbolit kombëtar, duke e lidhur me akte dhune gjatë protestës.

“Përdorimi i flamurit kombëtar për të lajmëruar hedhjen e molotovëve është vula e turpit të një njeriu që e ka tradhtuar gjithmonë vendin e vet,” u shpreh Balla.

Latest news
Related news