Protestë, familjet e pengjeve izraelite bllokojnë rrugët kryesore

Protesta po zhvillohen në të gjithë Izraelin, ndërsa grupi kryesor që mbron pengjet në Gaza mban një ditë demonstratash duke kërkuar që ata që mbahen peng të kthehen në shtëpi.

Imazhet tregojnë rrugë kryesore të bllokuara nga protestuesit e Forumit të Pengjeve dhe Familjeve të Zhdukura, përpara tubimeve që do të zhvillohen në qytetet izraelite më vonë.

Rreth 1,200 persona u vranë dhe 251 të tjerë u morën në Gaza si pengje në sulmin e Hamasit më 7 tetor 2023 – 20 pengje të mbajtura nga Hamasi besohet se janë ende gjallë, raporton BBC, transmeton KosovaPress.

Izraeli u përgjigj me një ofensivë masive ushtarake, e cila ka vrarë më shumë se 62,744 palestinezë, sipas ministrisë së shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi.

Kjo vjen pasi të paktën 20 persona, përfshirë pesë gazetarë, u raportuan të vrarë në një sulm të dyfishtë izraelit në një spital në Gazën jugore të hënën.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, thotë se “ndjen keqardhje” për “fatkeqësinë tragjike”, duke shtuar se ushtria po “kryen një hetim të plotë”.

Izraeli nuk lejon organizatat ndërkombëtare të lajmeve, përfshirë BBC-në, të hyjnë në Gaza për të raportuar lirisht.

Latest news
Related news