Pse një qytet me 90 mijë banorë ka një aeroport me kapacitet prej 400 mijë persona

Pa pasagjerë dhe pa aeroplanë, aeroporti më i ri dhe më i shtrenjtë i Pakistanit është pak mister.

I financuar tërësisht nga Kina në shumën prej 240 milionë dollarësh, kushdo mund ta hamendësojë se kur do të hapet për biznes Aeroporti Ndërkombëtar i New Gwadar.

I vendosur në qytetin bregdetar të Gwadar dhe i përfunduar në tetor 2024, aeroporti është një kontrast i fortë me provincën e varfër dhe të trazuar jugperëndimore të Balochistanit, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv

Një aeroport me një kapacitet prej 400,000 pasagjerësh nuk është një prioritet për 90,000 banorët e qytetit.

“Ky aeroport nuk është për Pakistanin apo Gëadarin,” tha Azeem Khalid, një ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare i specializuar në lidhjet Pakistan-Kinë.

Ai tutje vijoi: “Është për Kinën, në mënyrë që ata të kenë akses të sigurt për qytetarët e tyre në Gëadar dhe Balochistan”.

The post Pse një qytet me 90 mijë banorë ka një aeroport me kapacitet prej 400 mijë persona appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news