Pushuesja gjendet pa shenja jete në “Onix Spa” në Banjë të Istogut, trupi dërgohet për obduksionSinjali

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e së enjtes në qendrën rehabilituese “Onix Spa” në Banjë të Istogut, ku një pushuese është gjetur pa shenja jete në dhomën e saj, raporton Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se viktima është Zuba Murić, rreth 73-vjeçare.

Sipas informacioneve, rreth orës 17:05, infermieri i qendrës rehabilituese, gjatë kontrollit në objekt, e ka gjetur gruan pa shenja jete në dhomën ku ishte e akomoduar.

Menjëherë janë ndërmarrë përpjekje për t’i ofruar ndihmën e parë, fillimisht nga infermieri e më pas edhe nga mjeku kujdestar i qendrës, por pa sukses. Mjeku ka konstatuar vdekjen e saj në vend.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të Policisë së Kosovës, Hetimet Rajonale dhe Forenzika Rajonale, të cilat kanë kryer ekzaminimet e nevojshme.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar rasti “Hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ku do t’i nënshtrohet obduksionit për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.

Rrethanat e vdekjes mbeten objekt i hetimeve të organeve kompetente.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

Latest news
Related news