Problemi me qentë endacakë, njëjtë si në krejt komunat tjera, edhe në Malishevë është shqetësues dhe ankesë e kamotshme e banorëve të kësaj ane.
Sipas Nuhi Hotit nga fshati Carrallukë, të gjitha grupmoshat janë në rrezik të përditshëm nga qentë endacakë, raporton Kiks Kosova.
Por që sipas drejtorit për Bujqësi në këtë komunë, Sylë Dukolli, trajtimi i këtij problemi nuk mund të bëhet veçanërisht nëpër komuna por duhet bërë një strategji nacionale.
Sipas Dukollit, Komuna e Malishevës nuk ka buxhet të mjaftueshëm për të ndërtuar strehimore për ta, por edhe nëse do të bëhej, sërish ekziston mundësia dhe rreziku që qentë endacakë të vijnë këtupari nga komunat përreth.
Dukolli thotë për Kiksin që rastet individuale të sulmeve të qytetarëve nga qentë i kanë trajtuar në QKMF-në e qytetit dhe do i trajtojnë përherë, por që për një zgjidhje afatgjate nuk kanë asgjë në duar. /Klankosova.tv
The post “Qentë vijnë prej komunave tjera”: Malisheva pa para për strehimore (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.



