Rafa Leao paralajmëron largimin nga Milani: Dua një sfidë të re dhe një kampionat tjetër

Sulmuesi portugez Rafael Leao duket se po i afrohet fundit të aventurës së tij me Milan.

Sipas raportimeve të fundit të publikuara nga Fabrizio Romano, Leao ka vendosur të largohet gjatë afatit kalimtar të verës dhe tashmë po kërkon një sfidë të re në karrierë.

Në deklaratën e tij, ylli portugez theksoi se është krenar për historinë që ka shkruar me Milanin, por ndjen se ka ardhur momenti për të provuar veten në një kampionat tjetër.

“Kam bërë histori te Milani, por tani dua një kapitull të ri”, ka thënë ai.

Leao ka qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm të kuqezinjve në vitet e fundit, por mungesa e suksesit evropian dhe dëshira për një eksperiencë të re duket se po e shtyjnë drejt largimit.

Klubet nga Anglia, Spanja dhe Arabia Saudite po monitorojnë nga afër situatën e tij./Klankosova.tv

Latest news
Related news