Rinor Grajqevci zgjidhet president i ri i KB Sigal Prishtinës

KB Sigal Prishtina ka mbajtur sot Kuvendin Zgjedhor, ku është vendosur për udhëheqjen e re të klubit për katër vitet e ardhshme.

Në këtë kuvend, Rinor Grajqevci është zgjedhur president i ri i klubit bardhekaltër me mbështetje unanime nga delegatët, pasi të gjitha votat kanë qenë pro, pa asnjë kundër apo abstenim.

Nga Sigal Prishtina është theksuar se me organizim, përkushtim dhe unitet synohet vazhdimi i rrugës për rikthimin e klubit në majat e basketbollit kosovar dhe shqiptar, duke ruajtur statusin si klubi më i trofeshëm në vend.

Përmes komunikatës zyrtare, drejtuesit e klubit kanë falënderuar të gjithë pjesëmarrësit e Kuvendit për mbështetjen dhe besimin e dhënë, ndërsa presidentit të ri i kanë uruar suksese në drejtimin e klubit në periudhën e ardhshme./Klankosova.tv

Latest news
Related news