Të paktën gjashtë persona kanë vdekur dhe 10 mbeten të zhdukur pasi shirat e rrëmbyeshëm shkaktuan një rrëshqitje dheu në Kinën veriore të hënën.
Rrëshqitja e dheut që rezultoi në viktima goditi një fshat në Qarkun Luanping, i cili ndodhet në provincën veriore Hebei.
Në Pekin, veçanërisht në qytezën Taishitun, në distriktin Miyun, reshjet e dendura të shiut shkaktuan përmbytje të menjëhershme që rrëmbyen shumë automjete nga lagjet e banimit.
Autoritetet nisën operacione ndihme dhe shpëtimi dhe shpëtuan disa njerëz në rajon.
Kina Veriore ka përjetuar shira rekord në vitet e fundit, duke shkaktuar dëme të mëdha në infrastrukturë dhe prona.
Raportet që vijnë nga provincat Shanxi dhe Shaanxi tregojnë se rrugët dhe tokat bujqësore u përmbytën, raporton Anadollu.
Observatori Qendror Meteorologjik i Kinës paralajmëroi se shirat e rrëmbyeshëm pritet të vazhdojnë për të paktën tre ditë të tjera.



