Rritja jonë është e pamjaftueshme për ndryshim dhe për këtë ndjej keqardhjeSinjali

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar një ditë pas zgjedhjeve, ku partia e e tijj humbi dhe u radhit e treta.

Abdixhiku tha se rritja e partisë i jep mundësi organizimit më të mirë të brendshëm partiak, por, sipas tij, “kjo rritje është e pamjaftueshme për ndryshimin e Republikës në këtë fazë dhe për këtë ndjejë keqardhje.”

Postimi i plotë:

Të gjithë votuesve tanë, ju faleminderit që mbështetët Lidhjen tonë. Të gjithë qytetarëve të Kosovës, ju faleminderit që nderuat demokracinë e atdheut tonë. Të gjithë veprimtarëve tanë ju faleminderit që punuat me kaq vullnet e me kaq emocion në këto zgjedhje. Asgjë mangut!

Punuam mbarë.

Ecëm drejtë.

Ecëm si qytetarë me ëndrra të mëdha për këtë Republikë.

Shpresoj të ju kem prirë mbarë; shpresoj të ju kem përfaqësuar siç keni merituar gjithnjë!

E shoh me plot krenari rrugëtimin e bërë deri më tani. Nuk dijmë ndryshe, nuk duam ndryshe, nuk duhet ndryshe.

Rritja jonë i jep mundësi e qetësi organizimit më të mirë të brendshëm partiak – dhe për këtë do të qëndroj gjithmonë krenar; por kjo rritje është e pamjaftueshme për ndryshimin e Republikës në këtë fazë – dhe për këtë ndjejë keqardhje.

Pavarësisht të gjithave,

Do të ketë dritë!

Në këtë fazë, vazhdojmë me numërimin e votave të mbetura; sidomos ato në mërgatë. Pas numërimit përfundimtar, LDK do të ofrojë qëndrimet e veta politike.

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

Latest news
Related news