Rruga “Rrezja” në Butovc në gjendje të mjerueshme, ankohen banorët

Banorët e lagjes “Rrezja” në Butovc janë shprehur të pakënaqur me gjendjen e rrugës, e cila, sipas tyre, është bërë pothuajse e pakalueshme, sidomos gjatë ditëve me shi.

Ata i janë drejtuar redaksisë së Klankosova.tv për të shprehur shqetësimin e tyre, duke thënë se rruga ishte shtruar vetëm me zhavorr, por me kalimin e kohës është dëmtuar plotësisht.

Sipas banorëve, gjatë verës rruga mbulohet nga pluhuri i dendur, ndërsa në dimër bëhet e vështirë për t’u kaluar për shkak të borës dhe baltës.

The post Rruga “Rrezja” në Butovc në gjendje të mjerueshme, ankohen banorët appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news