Ryva Kajtazi flet për pasionin e saj për gatimin dhe përvojën në serialin “Bashkallajk” (VIDEO)

Këngëtarja dhe aktorja Ryva Kajtazi e ftuar në emisionin “Weekend” në Klan Kosova ka ndarë disa detaje nga pasioni i saj për gatimin.

Ajo ka folur për gatimin, duke theksuar se gjithmonë ka pasur mundësinë të gatuaj vetë, pasi nëna i ka krijuar hapësirë për të shprehur kreativitetin e saj.

“Gjithmonë nëna kur ka gatu më ka dhënë hapësirë që ke marrë edhe unë me punë vet. Njerëzit që marrin vesh në gatim e dinë saktë se çfarë përbërës duhet me përdor, që me dal gatimi i mirë. I gatuaj edhe tradicionalet, por në mënyrën tem”, tha ajo.

Sa i përket eksperiencës së saj në serialin e njohur “Bashkallajk”, Ryva tha se është tejet e lumtur që është pjesë e këtij projekti.

“Aty veç jemi pozicionu si aktorë, ekip e këndshme, puna bëhet shumë lezetshëm, personazhet janë fantastik. Jam e gëzuar që jam pjesë. Ftesën e kam marrë dhe nuk kam hezitu”, tha Ryva.

Ndiqeni videon nga emisioni për më shumë: /Klankosova.tv

The post Ryva Kajtazi flet për pasionin e saj për gatimin dhe përvojën në serialin “Bashkallajk” (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news