Gjumi mbetet një mister, pavarësisht se sa thelbësor është ai për shëndetin tonë. Shumica prej nesh kalojnë rreth një të tretën e jetës sonë duke fjetur, por mund t’ju duhen më shumë ose më pak se tetë orë në natë.
Ja çfarë thonë shkencëtarët dhe mjekët e gjumit për sa duhet të flini.
“Arsyet nuk janë plotësisht të qarta, por është diçka thelbësore që ne të gjithë e bëjmë”, thotë Dr. Rafael Pelayo, një specialist i gjumit në Universitetin Stanford, transmeton Klankosova.tv
“Diçka e jashtëzakonshme ndodh kur fle. Është forma më e natyrshme e kujdesit për veten që kemi. Shumica e njerëzve flenë nga shtatë deri në nëntë orë, dhe kjo kategori paraqet problemet më të pakta shëndetësore”, sipas Molly Atwood, një specialiste e mjekësisë së gjumit.
“Sapo njerëzit flenë më pak se gjashtë orë ose më shumë se nëntë orë mesatarisht, rreziku i problemeve shëndetësore rritet, tha Atwood, por çdo person është i ndryshëm. Kur llogaritni numrin e orëve të nevojshme të gjumit, është e rëndësishme të merrni parasysh cilësinë e atij gjumi”, thotë Pelayo
Fondacioni Kombëtar i Gjumit rekomandon që shumica e të rriturve midis moshës 26 dhe 64 vjeç të flenë nga shtatë deri në nëntë orë, transmeton Klankosova.tv
The post Sa orë gjumë na duhen vërtet? Kështu thonë ekspertët appeared first on Klan Kosova.



