Një festë nuk është e njëjtë pa aromën e ëmbël të bakllavasë që del nga furra.
Raba Veliu Berisha, mjeshtre e ëmbëlsirave tradicionale, përgatit bakllava me porosi dhe ndan me ne sekretin e saj për një shije të përsosur.
“Duhet shumë durim, petë të holla si fletë letre dhe një dorë e lehtë kur vendos arrat”, thotë Raba, e cila këtë zanat e bën me shumë pasion.
Me porositë që shtohen sidomos në prag të Bajramit, ajo punon pandalë për të sjellë ëmbëlsirën që bashkon familjet rreth sofrës.
Si përgatitet një bakllava perfekte? Ndiqni videon dhe mësoni çdo hap të procesit, në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova:
The post Sekreti i një bakllave perfekte? Zonja Raba e zbulon për ju (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.



