Shala: Janë 60 mijë të rekrutuar nga UDB-ja dhe KOS-i, 32 mijë prej tyre nga hapësirat ku flitet shqip (VIDEO)

Eksperti i sigurisë, Drizan Shala në “DPT të Fidani” ka bërë të ditur se në dokumentet të cilat janë zbuluar në ish-republikat Jugosllave ishin 60 mijë persona të rekrutuar nga UDB-ja dhe KOS-i, prej tyre 32 mijë nga hapësirat ku flitet gjuha shqip.

“Janë të dhënat zyrtare se janë mbi 60 mijë bashkëpunëtorë të ish-sistemit të sigurisë në të gjithë Jugosllavinë, prej tyre 32 mijë janë në trojet shqiptare në ish- Jugosllavi deri në vitin 1997”, tha Shala, transmeton Klankosova.tv

Ai tutje tregoi se çfarë sipas tij ndodhi me këta 32 mijë pas vitit 2000.

“Në mënyrë hipotetike, një pjesë e tyre mund të jenë vazhdimësi e veprimtarisë së tyre, si pasojë se baballarët e tyre mund të jenë bashkëpunëtor të ish-sistemit”, tha ai.

The post Shala: Janë 60 mijë të rekrutuar nga UDB-ja dhe KOS-i, 32 mijë prej tyre nga hapësirat ku flitet shqip (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news