SHBA ndërhyn kundër trafikut të drogës pranë Kolumbisë

Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, njoftoi të martën se ushtria amerikane ka kryer tre sulme në pjesën lindore të Oqeanit Paqësor ndaj varkave të cilat po transportonin drogë, duke vrarë 14 persona dhe duke lënë një të mbijetuar.

Kjo ishte hera e parë që disa sulme njoftohen në një ditë të vetme. Sulmet, të kryera të hënën, përfaqësojnë një përshkallëzim të mëtejshëm të ritmit të goditjeve në ujërat e Amerikës së Jugut, të cilat nisën në fillim të shtatorit dhe deri tani kanë qenë të ndara me javë mes tyre, raporton AP.

Një deklaratë e dhënë nga një zyrtar i Pentagonit, i cili foli në kushte anonimiteti për të diskutuar lirshëm operacionin, tha se sulmet u kryen pranë bregut të Kolumbisë. Pas një sulmi ndaj një barke, ushtria vuri re një person në ujë, që mbahej pas disa mbeturinave të mjetit lundrues.

Ushtria ia përcolli vendndodhjen e saktë të të mbijetuarit Rojeve Bregdetare të SHBA-së dhe një aeroplani ushtarak meksikan që ndodhej në zonë.

Hegseth tha se autoritetet meksikane të kërkim-shpëtimit “morën përgjegjësinë për koordinimin e shpëtimit” të të mbijetuarit të vetëm, por nuk sqaroi nëse personi u shpëtua me sukses, nëse do të mbetet në kujdesin e Meksikës apo do t’i dorëzohet SHBA-së.

Latest news
Related news