Një studim ka zbuluar se vetëm pak gram në ditë e një suplementi mund të frenojë plakjen.
Botuar këtë vit në Nature Aging, studiuesit kanë identifikuar omega-3 si diçka që mund të ‘ngadalësojë procesin e plakjes’.
Acidet yndyrore omega-3, të cilat janë yndyrna të pangopura thelbësore, luajnë rol në ruajtjen e shëndetit trupor. Është interesante se diçka aq e thjeshtë dhe e përballueshme sa vaji i mëlçisë së merlucit, i mbushur me Omega-3, është në shitje për vetëm 200 miligramë për kapsulë.
Hulumtuesi kryesor i studimit, Heike Bischoff-Ferrari, profesor i mjekësisë geriatrike dhe jetëgjatësisë së shëndetshme në Universitetin e Cyrihut, tha: “Ndërsa efektet mund të duken të vogla me tre deri në katër muaj përtëritje të moshës biologjike në tre vjet, nëse qëndrojnë, ato mund të kenë efekte përkatëse në shëndetin e popullatës”.
Duke vlerësuar gjetjet, Zest Science tha: “Një dozë omega-3 në ditë mund të ngadalësojë procesin e plakjes. Përdorimi i 200 miligramëve të acidit yndyror esencial çon në ‘përtëritje tre deri në katër muaj të moshës biologjike’ gjatë tre viteve, shkruan Mirror, transmeton Klankosova.tv.
The post Shkencëtarët identifikojnë suplementin që mund të ngadalësojë procesin e plakjes appeared first on Klan Kosova.



