Prokuroria e Pejës është vënë në lëvizje pasi qindra objekte në fshatin Kuqishtë të Rugovës po meremetohen, ani pse pronarët e dinin që nuk guxojnë ta bëjnë një veprim të këtillë antiligjor.
Edhe pse iu kishin vënë shiritat për ta ndaluar aktivitetin e tyre qysh në themelet e para, pronarët nuk janë zmbrapsur, raporton Klan Kosova.
1 vit më pas, Gjykata Themelore e Pejës ka nxjerrë aktgjykimin për Marvin Xhaferajn, Përparim Kuqin e Milot Ukajn. Ata janë dënuar me nga 6 muaj burg për veprën penale “Ndërtim pa leje”.
Megjithatë, që të tre janë pajtuar që ta zëvendësojnë vuajtjen e dënimit përmes pagesës në euro.
Kuqi e Ukaj do të paguajnë nga 600 euro secili.
Por, veç kësaj, në dokumentin e siguruar nga televizioni Klan Kosova, aty thuhet se rrënimi i objekteve është i obligueshëm, gjë e cila nuk ka ndodhur ende. /Klankosova.tv
The post Shpërfillet aktgjykimi: Pronarët e resorteve në Rugovë burgosen, por ndërtesat s’rrënohen (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.



