Shpërthen Tahiri: Kurti ka qejf me ia puthë dorën, nuk është ngopur me pushtet (VIDEO)

Kandidati për deputet i Aleancës, Besnik Tahiri ka deklaruar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti nuk është ngopur me pushtet.

Sipas tij, kreu i LVV-së e adhuron veten.

“Shihet se zotëri Kurti nuk ngihet, ai e adhuron kur njerëzit i bien në dy gjunjë dhe ja puthin këmbën. Ai e adhuron vetën, ai i adhuron njerëzit që ja puthin dorën”, ka thënë Tahiri në “Edicionin Special” në Klan Kosova.tv.

Ndër të tjera, Tahiri iu drejtua qytetarëve të Kosovës, duke kërkuar nga ata që të reflektojnë.

“Unë çka i them qytetarëve të Kosovës, është reflektoni. Nuk jam duke folur  as për inati e as kjo çka flas nuk është ndonjë votë. Kjo është shqetësim i imi dhe i secilit politikan normal që lyp besim”, shtoi ai.

 

 

Latest news
Related news