Si ndodhi vjedhja e armës brenda stacionit policor në Mitrovicë – Sinjali sjellë detajet ekskluziveSinjali

Burime të sigurta të Sinjalit tregojnë për rrjedhën e paprecedentë të ngjarjes që ka alarmuar Policinë e Kosovës dhe ka ekspozuar dobësitë kritike të sistemit të sigurisë brenda një stacioni policor.

I dyshuari, i cili tashmë lidhet me disa vepra penale, ishte shoqëruar në Stacionin Policor në jug të Mitrovicës për intervistim.

Burime të Gazetës Sinjali konfirmojnë se bëhet fjalë për Riad Tahirin, 25-vjeçar, i cili po intervistohej në Stacionin Policor të Mitrovicës së Jugut për rastin e armëmbajtjes pa leje.

Me të mbërritur, një hetues policor kërkoi një zyrë të lirë për ta intervistuar, mirëpo zyrat ishin të zëna. Njëra prej tyre përdorej nga një zyrtare policore, e cila pranoi ta lirojë hapësirën përkohësisht për nevojat e hetuesit.

Neglizhenca vendimtare ndodhi në këtë moment: zyrtarja e la në zyrë çantën personale – brenda së cilës ndodhej edhe arma e saj zyrtare.

Hetuesi, ndërkohë që po përgatitej për intervistimin, lëvizi për pak momente në zyre të tjera, duke e lënë të dyshuarin vetëm në zyrën ku ndodhej çanta me armën. Pikërisht në këtë hapësirë kohore dhe me mungesë totale të mbikëqyrjes, i dyshuari e hapi çantën, e mori revolen dhe e fshehu në trup.

Akti i vjedhjes nuk u vërejt menjëherë.

I dyshuari, pa ngjallur dyshime, u transferua me përcjellje policore në stacionin në veri të Mitrovicës, ku pritej ndalimi i tij. Aty, gjatë procedurave të kontrollit trupor, zyrtarët zbuluan se mbante armë.

Vetëm pas verifikimeve u konstatua se revolja ishte ajo e zyrtares që e kishte lënë në çantë në zyrën e jugut.

Skandali është i shumëfishtë: një i dyshuar për vepra penale mbetet i paambikëqyrur, i jepet qasje në një hapësirë ku ndodhet armë zyrtare, e merr atë, e fsheh në trup dhe shoqërohet nga policia me armë të vjedhur deri në një stacion tjetër – pa u vërejtur asgjë në kohë reale.

Ky rast, përveçse është skandaloz në vetvete, ngre pikëpyetje serioze për protokollet e sigurisë, përgjegjësinë individuale të zyrtarëve dhe nevojën emergjente për auditim të praktikave brenda strukturave të rendit.

Sinjali është në pritje të një përgjigjeje zyrtare nga Policia e Kosovës në lidhje me këtë incident që do të duhej të trajtohej me prioritet të lartë nga zinxhiri komandues.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

Latest news
Related news