S’ka fitues as në vazhdime, fati i Prishtinës vendoset në penallti
Kanë përfunduar pa fitues edhe vazhdimet në mes Prishtinës dhe Larnes, ku rezultati në fund mbeti ai i kohës së rregullt, 1-1.
Në pjesën e dytë të vazhdimeve, Prishtina vazhdoi të kërkonte golin, por që nuk arritën të realizonin.
Në minutën e 117, Larne mbeti me një lojtar më pak në fushë, pasi O’Neill u përjashtua pasi e goditi në fytyrë një nga lojtarët e Prishtinës, njofton Klankosova.tv.
Gjithçka tani do të vendoset në penallti, ku fituesi do të kualifikohet në rundin e tretë të Conference League.
The post S’ka fitues as në vazhdime, fati i Prishtinës vendoset në penallti appeared first on Klan Kosova.



