Lidhur me ndryshimin e procesit të votimit për kandidaten e kryetares së Kuvendit të Kosovës gjatë seancës së sotme konstituive, ka reaguar deputetja e zgjedhur e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili.
Ajo thotë se nuk kanë drejte te ndryshojnë formën e votimit nga e hapura në të fshehtë në mes të këtij procesi.
Deputetja shton se një gjë të tillë nuk e lejon praktika parlamentare.
“JO – nuk kanë të drejtë ta ndryshojnë formën e votimit nga e hapura në të fshehtë, në MES të procesit. Praktika parlamentare nuk e legjitimon këtë. Referenca e Kushtetutës në Rregulloren e Kuvendit është një kërkesë imperative, e cila bën që Rregullorja e Kuvendit të ketë fuqi normative. Ajo nuk është vetëm një akt i brendshëm, por një normë ndihmëse kushtetuese për procedurën e zgjedhjes së Kryetarit. Se Rregullorja e Kuvendit përcakton standardin e mekanizmave procedural e ka konfirmuar vet Gjykata Kushtetuese pikërisht në lëndën në të cilën po thirret pushteti”.
“Më saktë, paragrafi 106 po aty, qartëson se derisa Kushtetuta shërben për krijimin e bazamentit strukturorë, Rregullorja e Punës shërben si mekanizëm procedural për implementimin e dispozitave kushtetuese – që nënkupton përcaktimin e formës së votimit. E Rregullorja e Punës e Kuvendit të Kosovës – e aq më shumë praktika parlamentare, nuk lejon ndryshimin arbitrar të metodës së votimit pas fillimit të procesit të votimit. E kur e mendon – ju po thirreni në praktikë të Gjykatës Kushtetuese a? Po silleni si hipokritë, bllokues, propagandues dhe plotësisht të papërgjegjshëm”, ka shkruar Kica-Xhelili në Facebook.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);



