Përfaqësuesi i ri i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, po zhvillon sot vizitën e tij të parë në Kosovë, ndërsa është pritur nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në orët e hershme të mëngjesit.
Pas takimit me të paren e vendit, emisari danez ka mbajtur një takim me kryeministrin në detyrë Albin Kurtin.
Ai tani ndodhet në takim me zëvendëskryeminstrin përgjegjës për dialogun Besnik Bislimi, njofton Klankosova.tv.
Sorensen ka ardhur si pjesë e e përgatitjeve të tij të mandatit 3- mujor që i’a ka dhënë BE-ja nga 1 shtatori i vitit 2024.
Ndiqni raportimin e plotë, nga gazetari Besnik Tahiri, në videon e mëposhtme:
The post Sorensen nis takimin edhe me Bislimin (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.



