I ftuari i radhës te “Shija e Anës” ishte këngëtari i njohur Ardit Stafai.
Arditi i cili për disa vite i mungoi skenës për arsye personale, e të cilat i zbulon në emision, paralajmëroi rikthimin e tij të fuqishëm.
Me pjesëmarrjen e tij në shtëpinë më të famshme në Kosovë, Big Brother VIP Kosova 4, Stafai arriti të fitonte zemrat e publikut me sharmin, spontanitetin dhe realin që ishte aty.
Shumë video të tij u bënë virale në rrjetet sociale, një nga të cilat u shpërnda rreth 50 mijë herë, e në të cilën tregon se sa shumë e do ushqimin tradicional, sidomos mishin, dhe se nuk është aspak ai tipi që e pëlqen ushqimin e detit, siç ka thënë ai “ pjatat e mëdha e veç një pikë ushqim”.
Për këtë arsye, Ana i ka përgatitur një pjatë tradicionale me shumë mish, gullash me pire, pjatë të cilën Arditi e ka “fshi”, edhe atë me lugë.
Për më tepër klikoni në linkun më poshtë:



