Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer ka thënë se armëpushimi midis Iranit dhe Izraelit duhet të mbahet.
Ai është shprehur se kjo është një mundësi për të siguruar stabilitetin e nevojshëm në Lindjen e Mesme, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
“Irani nuk duhet kurrë të lejohet të zhvillojë një armë bërthamore dhe ata tani duhet të kthehen në tryezën e bisedimeve dhe të punojnë drejt një marrëveshjeje të qëndrueshme”, është shprehur ai.
Më herët gjatë ditës, Starmer tha se kishte folur me emirin e Katarit në lidhje me sulmin iranian ndaj bazës amerikane.
The post Starmer: Armëpushimi mes Iranit dhe Izraelit duhet të mbahet appeared first on Klan Kosova.



