Suhareka me bereqet, pret për herë të tretë Bali Muharremaj si kryetar (VIDEO)

Suharekasit do ta kenë sërish të njëjtin kryetar!

Bali Muharremaj i AAK-së ka arritur të sigurojë mandatin e tij të tretë radhazi në krye të Komunës së Suharekës, duke mposhtur në garë kandidatin e LDK-së, Ardian Shala.

Fitorja u prit me festë në qendër të qytetit.

Simpatizantët e Muharremajt u mblodhën në shesh, ku atmosfera u gjallërua me fishekzjarre, me bori të veturave, nën ritmet e tupanave, ndërsa nuk munguan as vallet e këngët tradicionale.

Nga qyteti raportoi detaj pas detaji, gazetarja e Klan Kosovës, Sala Gashi.

Ndiqni raportimin e plotë të saj, në videon e mëposhtme:

The post Suhareka me bereqet, pret për herë të tretë Bali Muharremaj si kryetar (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news