Sulm në Orebro të Suedisë, së paku 5 të plagosur

Së paku pesë persona janë plagosur në një kampus universitar në Orebro të Suedisë pasi që një sulmues, ende i paidentifikuar, hapi zjarr nga armë automatike. Zyrtarët ende nuk kanë konfirmuar identitetin apo motivet e sulmuesit.

Autoritetet suedeze kanë njoftuar se së paku pesë persona janë plagosur si pasojë e një sulmi me armë automatike në kampusin universitar në qytetin Orebro.

Sipas raporteve të deritanishme, incidenti ndodhi rreth orës 12:30, sipas kohës lokale, kur policia u njoftua se një person ka hapur zjarr brenda një qendre për arsimin e të rriturve, që gjendet brenda kampusit universitar- policia ka thënë se njësitet që arritën në vendin e ngjarjes gjetën pesë persona të plagosur – mjekët kanë arritur të stabilizojnë 4 prej tyre përderisa personi i pestë është ende në gjendje kritike.

Por, mediumet vendore kanë thënë se sulmi i të plagosurve mund të jetë edhe më i lartë se sa që u raportua fillimisht.

Deri me tani, zyrtarisht nuk janë publikuar detaje rreth identiteti apo motiveve të mundshme të sulmuesit mediumet dhe disa zyrtarë kanë thënë se besojnë që edhe sulmuesi gjendet në mesin e të plagosurve – dhe disa prej mediumeve lokale tanimë kanë thënë se siç dukët, pasi që hapi zjarr drejtë të tjerëve, sulmuesi ka tentuar ta vret vetën .

Megjithatë, ky version deri me tani nuk ka konfirmim zyrtar.

Edhe pse, gjatë viteve të kaluara në Suedi kanë ndodhur disa incidente të sulmeve me thika në shkolla, kjo është hera e parë që raportohet për janë sulm masiv me armë zjarri brenda institucioneve të arsimit në Suedi.

Ndërkohë, zyrtarët thonë se, edhe pse ende nuk e kanë përjashtuar mundësinë e terrorizmit, momentalisht hetimet po zhvillohen nën akuza për tentim vrasje dhe vepër të rëndë kriminale të kryer me armë zjarri.

Latest news
Related news