Sulmet e Iranit, Amerika i ndihmoi Izraelit në shkatërrimin e raketave

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë ndihmuar Izraelit në shkatërrimin e raketave iraniane, pasi Irani iu kundërpërgjigj Izraelit me sulme.

Dy burime izraelite i kanë thënë CNN-it se përveç Shteteve të Bashkuara, Izraelit i dolën në ndihmë edhe vende të tjera të rajonit, në mënyrë të ngjashme me ndihmën që kishin ofruar gjatë sulmeve të mëparshme iraniane, transmeton Klankosova.tv.

Kujtojmë se në prill të vitit 2024, Irani lëshoi rreth 170 dronë dhe mbi 120 raketa balistike  drejt Izraelit, por 99% e tyre u kapën nga sistemet izraelite të mbrojtjes ajrore dhe partnerët e saj, sipas ushtrisë izraelite.

The post Sulmet e Iranit, Amerika i ndihmoi Izraelit në shkatërrimin e raketave appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news