Takimi Trump-Putin, Zelensky: Rusia duhet t’i japë fund luftës që e ka nisur

Teksa Donald Trump dhe Vladmir Putin përgatiteshin të takoheshin në Alaska, presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky i bëri thirrje Rusisë  që t’i japë fund luftës që e ka nisur vetë.

Udhëheqësi ukrainas thotë se takimi i dyshes “është i nevojshëm” – por përsërit se edhe Kievi duhet të përfshihet në negociata për të siguruar që të merren “vendime efektive”.

“Nevojiten garanci sigurie. Nevojitet paqe e qëndrueshme”, shkruan ai në X.

“Të gjithë i dinë objektivat kryesore. Dua të falënderoj të gjithë ata që po ndihmojnë për të arritur rezultate reale”, ka shkruar Zelensky, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

The post Takimi Trump-Putin, Zelensky: Rusia duhet t’i japë fund luftës që e ka nisur appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news