Të shtëna me armë në Prishtinë gjatë tentimit për grabitje të një furgoni me para

Sot rreth orës 14:00, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka pranuar informatën për të shtëna me armë në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala.

Sipas saj, bazuar në të dhënat e deritanishme, rasti dyshohet se ka ndodhur gjatë një grabitjeje të armatosur ndaj pjesëtarëve që po siguronin një furgon që transportonte para.

“Nga informatat fillestare nuk raportohet për persona të lënduar, ndërkohë që hetuesit policorë në koordinim me Prokurorinë, janë duke ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit”, ka thënë Shala. /Telegrafi/

Latest news
Related news