Të shtëna me armë zjarri në një lokal të Vushtrrisë

Të shtëna me armë zjarri në një lokal të Vushtrri, policia në vend të ngjarjes

Në orët e pasdites ka ndodhur një përleshje me armë zjarri në komunën e Vushtrrisë, më saktësisht afër teatrit të qytetit.

Sipas pamjeve të siguruara nga Klankosova.tv, mësohet janë të përfshirë dy persona, G. Lahu dhe Sh. Latifi.

Në vend të ngjarjes janë edhe policia e Kosovës, Klankosova.tv ka kontaktuar policinë, mirëpo deri në publikimin e këtij artikulli nuk ka marrë përgjigje.

 

 

Latest news
Related news