Teherani ka refuzuar një propozim të Shteteve të Bashkuara për një armëpushim 48-orësh, raportojnë mediat iraniane duke cituar një burim të paidentifikuar.
Sipas këtij burimi për agjencinë gjysmë-zyrtare Fars, propozimi ishte bërë të mërkurën përmes një shteti tjetër, i cili nuk është bërë i ditur.
Nuk ka pasur ndonjë koment apo konfirmim të menjëhershëm nga Shtetet e Bashkuara. /Burimi: Reuters/



