Mbretëria e Bashkuar ka thyer rekordin e saj për temperaturën më të nxehtë të qershorit.
Gjatë së mërkurës, temperatura ka arritur në 35.8 gradë Celsius.
Kjo temperaturë, në këtë periudhë kohore, ka thyer rekordin e mëparshëm të qershorit prej 35.6 gradë Celsius të vendosur për herë të fundit në vitin 1976.
Ende ekziston mundësia që temperatura më të larta të regjistrohen në Mbretërinë e Bashkuar.
Kurse, temperaturat pritet të qëndrojnë jashtëzakonisht të larta edhe nesër, me paralajmërime të kuqe për nxehtësi që pritet të mbretërojë gjatë së enjtes.
Gjithashtu, temperaturat e nxehta ekstreme kanë përfshirë edhe shumë shtete evropiane, derisa situatë më alarmante paraqitet në Francë. /Klankosova.tv



