Thaçi deklarohet i pafajshëm për pengim të administrimit të drejtësisëSinjali

Hashim Thaçi ka deklaruar se është i pafajshëm për akuzën e re të formës së përgjegjësisë për “nxitje,” e cila i është shtuar pas një vendimi të Apelit në rastin e tij kundër administratës së drejtësisë. Thaçi është i akuzuar bashkë me Bashkim Smakajn, Fadil Fazliun, Isni Kilajn dhe Hajredin Kuçin.

Deklarata e dorëzuar me shkrim më 24 prill 2025 thekson se ai nuk pranon fajësinë për asnjë pikë të aktakuzës së rikonfirmuar, duke përfshirë edhe formën e shtesë të nxitjes për Pikat 1 deri 3.

Në përputhje me Rregullën 92 të Rregullores së Procedurës dhe Provave, deklarata me shkrim e z. Thaçi për mospranim të fajësisë për secilën pikë dhe akuzë në Aktakuzën e Rikonfirmuar të ndryshuar, përfshirë edhe formën shtesë të nxitjes për Pikat 1 deri në 3, është e bashkangjitur me këto parashtresa”, thuhet në njoftimin e mbrojtjes së Thaçit.

Vendimi i gjyqtares Marjorie Masselot, i marrë më 14 prill 2025, ka ndryshuar aktakuzën e mëparshme, duke konfirmuar një përgjegjësi penale shtesë për Thaçin.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

Latest news
Related news