Një i mitur ka mbetur i plagosur si pasojë e një sulmi me thikë që ka ndodhur të premten në sheshin e qytetit në Podujevë.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 17 korrik 2026, rreth orës 19:16, kur një i dyshuar mashkull kosovar dyshohet se ka therur me thikë viktimën.
Viktimës i është ofruar trajtim mjekësor, ndërsa gjendja e tij nuk është bërë e ditur.
Policia ka arrestuar të dyshuarin, i cili pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente.
“Sheshi i qytetit, Podujevë 17.07.2026 – 19:16. I dyshuari mashkull kosovar, ka therur me thikë viktimën e mitur mashkull kosovar. Viktimës i është ofruar ndihma mjekësore. Ndërsa i dyshuari është arrestuar, pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë. Rasti nën hetime”.



