Thyhen xhamat e autobusit urban në Prishtinë – Gjuhet me gurë autobusi 3C, dëmi rreth 1,000 euroSinjali

Një incident vandal ka ndodhur më 03 maj 2025 në rrugën “Enver Maloku” në Prishtinë, ku një autobus i Trafikut Urban, linja 3C, është gjuajtur me gur nga persona të panjohur, duke shkaktuar dëme materiale të konsiderueshme.

Sipas informacioneve që ka siguruar Gazeta Sinjali, nga goditja janë thyer xhami i derës së parë dhe xhami i fundit në anën e djathtë të mjetit, ndërsa fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

Siç mëson Sinjali, dëmi i shkaktuar kap vlerën prej rreth 1,000 euro.

Rasti është raportuar edhe në Policinë e Kosovës thonë burimet nga Komuna, por nuk ka ende të dyshuar të identifikuar, ndërsa Prokurori kujdestar ka urdhëruar që rasti të iniciohet si “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”.

Hetimet janë në vijim.

Gazeta Sinjali do të raportojë për çdo zhvillim të mëtejshëm në lidhje me këtë rast.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

Latest news
Related news