Tragjedia në Llapushnik: Burrë e grua humbën jetën, djali i tyre në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmë në rrugën Prishtinë-Pejë, në Llapushnik, ku një çift – Shemsi dhe Ajshe Gashi, humbën jetën.

Djali i tyre 19-vjeçar mbeti i lënduar rëndë dhe po trajtohet në QKUK.

Çifti mwsohet se ishte nga Drenasi, ku dhe kryetari i kwsaj komune ka shprehur ngushwllime, transmeton Klankosova.tv.

“Kryetari Lladrovci i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes Gashi, duke u dëshiruar forcë dhe durim në përballimin e kësaj dhimbjeje të madhe. Po ashtu, të lënduarit Fatlum Gashit i ka uruar shërim të shpejtë dhe shëndet të plotë. Ngushëllime të sinqerta”, thuhet në telegramin në Facebook.

 

 

 

 

The post Tragjedia në Llapushnik: Burrë e grua humbën jetën, djali i tyre në gjendje të rëndë appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news