Po presin për mbi katër orë nën ankth.
Kjo për shkak se në mesditën e së dielës dyshohet se një person është zhdukur në ujërat e Liqenit të Ujmanit.
Dyshohet se 33-vjeçari i cili ka disa ditë që ka ardhur në Kosovë, pasi jeton jashtë vendit, është ndalur në një nga urat e Liqenit të Ujmanit dhe pas zhytjes në ujë nuk është parë në sipërfaqe.
Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë Policia e Kosovës duke vënë perimetrin e zonës, ku dyshohet se mërgimtari ka rënë.
Ekipet e kërkim-shpëtimit të cilët u shtuan në numër për ta kërkuar trupin deri rreth orës 19:00 nuk kanë gjetur ndonjë gjurmë.
Përveç organeve kompetente, të pranishëm duke pritur lajm janë edhe familjarët, ndërkaq në vendngjarje u pa edhe një ekip mjekësor.
The post Tragjedia në Ujman: Vdes mërgimtari pasi kërcen nga ura appeared first on Klan Kosova.



