Presidenti Donald Trump tha se SHBA-ja nuk ka “nevojë” që forcat e saj të veprojnë në terren brenda Iranit, për shkak të suksesit të fushatave disa mujore të bombardimeve në atë vend.
“Nuk kemi nevojë për trupa në terren tani”, tha presidenti në një intervistë për podcastin e New York Post, e publikuar këtë mëngjes. “E bëmë këtë, e dini, shkatërruam një pjesë të madhe të ushtrisë së tyre vetëm me bombardime. Nuk dërguam askënd në terren”, sipas CNN, raporton KlanKosova.tv.
“Nuk ke pse e bën këtë nëse mund ta shmangni”, shtoi presidenti.



