Trump thotë se do të flasë me presidentin e Tajvanit në kundërshtim me protokollin

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, tha se do të bisedojë me udhëheqësin tajvanez, Lai Ching-te, rreth një shitjeje të mundshme armësh, në atë që do të ishte një largim i madh nga tradita diplomatike.

Udhëheqësit amerikanë dhe tajvanezë nuk kanë folur drejtpërdrejt që nga viti 1979 – kur Uashingtoni ndërpreu lidhjet zyrtare me Tajvanin për të njohur qeverinë e Pekinit.

Pekini e pretendon Tajvanin si territorin e tij dhe nuk e ka përjashtuar marrjen e tij me forcë. Lai, i cili mori detyrën në vitin 2024, qëndron pas një prej përpjekjeve më të forta ndër vite për të forcuar mbrojtjen e ishullit, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

SHBA-ja e ka mbështetur prej kohësh Tajvanin dhe janë të detyruara me ligj t’i sigurojnë atij një mjet për vetëmbrojtje, por është dashur ta balancojë këtë me ruajtjen e një marrëdhënieje diplomatike me Kinën.

Kur u pyet të mërkurën nëse planifikonte të fliste me Lai përpara se të merrte një vendim mbi shitjet e armëve nga SHBA-ja, Trump tha: “Do të flas me të. Flas me të gjithë… do të punojmë për këtë, problemin e Tajvanit”.

Ai gjithashtu e vlerësoi marrëdhënien e tij me Presidentin e Kinës Xi si “të mrekullueshme”, pas një samiti dy-ditor në Pekin javën e kaluar.

Latest news
Related news