Trumpi dhe Lula zhvillojnë bisedë telefonike, sinjalizojnë ulje tensionesh mes SHBA-së dhe Brazilit

Presidenti amerikan Donald Trump dhe presidenti brazilian Luiz Inacio Lula da Silva zhvilluan një bisedë telefonike, duke dhënë shenja të qarta përmirësimi në marrëdhëniet e tensionuara mes dy vendeve.

Biseda u përshkrua si produktive nga të dyja palët. Liderët diskutuan heqjen e barrierave tregtare dhe bashkëpunimin kundër krimit të organizuar, një temë kyçe për të dy qeveritë.

Tensionet nisën më herët këtë vit, kur Trump vendosi tarifa 50% për disa produkte braziliane dhe sanksione kundër një gjyqtari të lartë brazilian, pas ndjekjes penale ndaj ish-presidentit Jair Bolsonaro, aleat i tij politik. Lula e kritikoi ashpër ndërhyrjen, duke e quajtur shantazh.

Pas një takimi të shkurtër në OKB dhe një tjetër në samitin e ASEAN-it, qëndrim i dy liderëve u zbut. Javët e fundit, Trump ka tërhequr disa tarifa, lëvizje që Lula e quajti pozitive, por tha se kërkon diskutime të mëtejshme.

Të dy presidentët premtuan të vazhdojnë dialogun dhe nisjen e një partneriteti të ri, veçanërisht në fushën e sigurisë dhe luftës kundër rrjeteve kriminale në rajon.

Latest news
Related news