Trumpi thotë se pati bisedë të mirë telefonike me Zelenskyn: Jemi në rrugën e duhur

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se ka pasur një bisedë telefonike shumë të mirë me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelenskyn.

Trumpi tha se pjesa më e madhe e diskutimit u bazua në bisedën e bërë dje me Putinin, në mënyrë që t’i bashkërendojë kërkesat dhe nevojat e Rusisë dhe Ukrainës.

“Ne jemi në rrugën e duhur dhe unë do t’i kërkoj Sekretarit të Shtetit Marco Rubio dhe Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare Michael Waltz, të japin një përshkrim të saktë të pikave të diskutuara. Kjo deklaratë do të publikohet së shpejti”, tha Trump, transmeton Klankosova.tv.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara ka njoftuar dje se me homologun e tij rus, Vladimir Putin, kanë rënë dakord për armëpushim në Ukrainë për sa i përket infrastrukturës dhe energjisë.

The post Trumpi thotë se pati bisedë të mirë telefonike me Zelenskyn: Jemi në rrugën e duhur appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news