Trajneri i Anglisë, Thomas Tuchel, ka kërkuar nga FIFA që të ndryshojë pozicionin e fotografëve kur këndohet himni kombëtar.
Këtë e tha pas situatës së sikletshme në ndeshjen të Tre Luanëve kundër Kroacisë.
“Po i lutem FIFA-s të ndryshojë pozicionin e fotografëve gjatë himnit kombëtar. Nuk munda ta shihja ekipin tim”, tha gjermani.
“Po e prisja këtë moment, është një moment shumë i veçantë, dhe isha para një muri me lojtarë të pabesueshëm”.
“Nuk munda të shihja asnjërin nga lojtarët e mi dhe kjo ma prishte përvojën”.



