Një rast i pazakontë është raportuar në Grykën e Deçanit, ku persona ende të paidentifikuar dyshohet se kanë vjedhur një kamerë të Policisë së Kosovës, e vendosur në kuadër të një operacioni hetimor për zbulimin e prerjeve ilegale të pyjeve, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.
Sipas burimeve të Sinjalit, bëhet fjalë për pajisje të vendosur nga njësitë e Policisë Kufitare në zonën e Bjeshkëve të Roshkodolit, në kuadër të zbatimit të një urdhri për masa të fshehta hetimore të lëshuar nga Prokuroria Themelore në Pejë.
Kamera kishte shërbyer për vëzhgimin e personave që dyshohej se merreshin me prerje ilegale të pyjeve në këtë zonë kufitare.
Megjithatë, gjatë kontrollit të fundit në terren, zyrtarët policorë kanë konstatuar se pajisja ishte zhdukur, duke ngritur dyshime se është vjedhur nga persona të panjohur.
Për rastin është njoftuar Prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit penal si “Vjedhje”.
Hetimet janë në zhvillim, ndërsa autoritetet po përpiqen të identifikojnë personat që qëndrojnë pas zhdukjes së pajisjes policore dhe të zbulojnë nëse rasti lidhet me aktivitetet ilegale që po hetoheshin në atë zonë.
Rasti mbetet nën hetim.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);



