UFC 321: Përballja e titullit të peshës së rëndë ndërpritet pas ‘shpimit’ aksidental

Në eventin UFC 321 në Abu Dhabi, Tom Aspinall dhe Ciryl Gane u përballën për titullin e peshës së rëndë.

Lufta e shumëpritur, u ndërpre pak para fundit të raundit të parë, pas një “shpimi” aksidental nga Gane në të dy sytë e Aspinall, i cili u pamundësua ta vazhdojë luftën.

Aspinall, në pamundësi që të shikontë të paktën me njërin sy, nuk mundi ta vazhdonte betejën dhe arbitri pasi konsultoi edhe mjekun, shpalli përballjen “No-Contest” (pa vendim).

Dana White ka konfirmuar se do të planifikohet një revansh i menjëhershëm, sapo Aspinall të shërohet.

The post UFC 321: Përballja e titullit të peshës së rëndë ndërpritet pas ‘shpimit’ aksidental appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news