Ukraina gati për armëpushim 30-ditor, ShBA thotë se ‘topi’ tani është te Rusia

Ukraina thotë se është e gatshme të pranojë një propozim e ShBA-së për një armëpushim fillestar 30-ditor me Rusinë, në një deklaratë të përbashkët ShBA-Ukrainë, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se “topi tani është në fushën e rusëve” dhe se do ta çojë ofertën në Moskë.

Oferta është për një armëpushim të plotë – “për të ndalur të shtënat”, thotë Rubio.

Kjo pason bisedimet midis ekipeve amerikane dhe ukrainase për përfundimin e luftës në Arabinë Saudite.

The post Ukraina gati për armëpushim 30-ditor, ShBA thotë se ‘topi’ tani është te Rusia appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news