Më shumë se dy muaj pasi një dron rus ia shkaktoi një vrimë të madhe, autoritetet ukrainase po vazhdojnë të kërkojnë mënyra për riparimin e mburojës së uzinës bërthamore të Çernobilit.
Kubeja masive prej çeliku ishte krijuar për mbrojtje dhe për izolim të mbetjeve radioaktive të një reaktori ku kishte ndodhur aksidenti më i keq civil bërthamor në botë, më 26 prill të vitit 1986. /REL/



