Van Dijk kritikon pushimet për freskim gjatë botërorit: Nuk më pëlqejnë aspak

Kapiteni i Holandës, Virgil Van Dijk, ka shprehur pakënaqësinë e tij ndaj pushimeve për freskim që po aplikohen gjatë ndeshjeve të Kupës së Botës 2026, duke thënë se ato ndikojnë negativisht në rrjedhën e lojës.

“Më duhet të them se kam ndjekur pothuajse të gjitha ndeshjet dhe nuk më pëlqejnë aspak pushimet për freskim.

Nuk janë ideale as për njerëzit që i ndjekin ndeshjet nga televizioni”, deklaroi mbrojtësi holandez.

Megjithatë, Van Dijk pranoi se në kushte ekstreme të temperaturave të larta, këto ndërprerje janë të nevojshme.

“Nëse është vërtet shumë nxehtë, atëherë sigurisht që duhet të merren”, shtoi ai./Klankosova.tv

Latest news
Related news